Please enter at least 3 characters.

Dzeko: Florenzi ma ofroi shiritin e kapitenit që të nënshkruaja

2019/08/Edindzekoroma-2-e1566411574547.jpg
220:"PERUGIA, ITALY - JULY 31: Edin Dzeko of AS Roma looks onduring the pre- season friendly match between AC Perugia and AS Roma at Stadio Renato Curi on July 31, 2019 in Perugia, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Edin Dzeko ka bërë të ditur se Alessandro Florenzi ia kishte ofruar shiritin e kapitenit në përpjekje për ta bindur të qëndrojë te Roma.

Sulmuesi boshnjak i befasoi të gjithë kur vendosi ta vazhdonte kontratën me Giallorossët, pasi spekulohej shumë se do t'i bashkohet Interit.

"Jam i lumtur kur e shoh se të tjerët janë të lumtur për qëndrimin tim me bashkëlojtarët. Nuk dua t'i quaj vetëm ashtu. Ata janë po ashtu shokë, vëllezër".

(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

"Ata më kanë bërë vazhdimisht presion, më thoshin: 'Nuk do të shkosh askund, qëndro këtu'. Kam raporte të mrekullueshme me secilin".

"Pellegrini dhe Florenzi më thoshin çdo ditë: 'Do të qëndrosh'. Florenzi më tha: 'Nëse nënshkruan, do ta jap shiritin e kapitenit'".

"Dhe pastaj kur nënshkrova, më tha: 'Është i yti', por unë ia ktheva: 'Jo, ti je Ale. Ti je kapiteni ynë dhe do të mbetesh'", ka deklaruar 33-vjeçari për Roma TV. /Telegrafi/