")
Please enter at least 3 characters.

Dyshohet për hyrje në sistemet kompjuterike, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Prishtinë, ku dyshohet për hyrje në sistemet kompjuterike.

Rasti ka ndodhur të martën në Prishtinë, në ora 15:30.

“Prishtinë 18.10.2022-15:30 Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/