Please enter at least 3 characters.

Dyshja e Juventusit, Rugani dhe Matuidi shërohen nga coronavirusi

2020/04/matuidi-rugani.jpg
167:"Mg Torino 29/12/2018 - campionato di calcio serie A / Juventus-Sampdoria / foto Matteo Gribaudi/Image Sport nella foto: Cristiano Ronaldo-Daniele Rugani-Blaise Matuidi
23:"www.imagephotoagency.it

Juventusi ka njoftuar se dy futbollistët, Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi janë shëruar nga coronavirusi.

Dyshja u testua pozitive në testin për Covid-19 muajin e kaluar, me Ruganin që bëhej lojtari i parë në Serie A që rezulton pozitiv me këtë virus.

Megjithatë, këtë pasdite, Juventusi ka lëshuar ​​një deklaratë ku tregon se dy futbollistët e tyre tashmë janë shëruar.

“Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi iu nënshtruan, sipas protokollit, një kontroll të dyfishtë me teste diagnostikuese për Coronavirus-Covid 19”.

“Testet u kthyen me rezultate negative. Prandaj, lojtarët janë shëruar dhe nuk janë më të nënshtruar në regjimin e izolimit në shtëpi”, thuhet në njoftim.

Paulo Dybala gjithashtu duket se ka bërë një shërim të plotë, megjithëse Bianconerët ende nuk kanë deklaruar përmes kanaleve zyrtare. /Telegrafi/