Please enter at least 3 characters.

Dy të vdekur dhe 17 raste të reja me COVID-19 brenda 24-orëve në Kosovë

2021/07/Laboratoret-per-COVID-19-ne-IKSHPK-foto-Ridvan-Slivova-69.jpg

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 17 raste të reja me COVID-19 dhe janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sipas njoftimit, 8 pacientë janë shëruar nga coronavirusi. Ndërkaq numri i të shëruarve ka arritur në 105 mijë e 353.

Po ashtu, MSH njofton se në Kosovë janë edhe 172 raste aktive me COVID-19.

Njoftimi i plotë:02 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.565 doza të vaksinës kundër COVID-19.ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 196.829 doza të vaksinës.ℹ Deri më sot 47.141 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.ℹ Nga 1.241 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes.ℹ Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.353.ℹ Në total numri i rasteve aktive është 172. /Telegrafi/