Please enter at least 3 characters.

Dy të burgosur arratisen nga Burgu i Lipjanit

2020/10/Burgu-i-Sigurise-se-Larte-foto-ridvan-slivova-23.jpg
14:"Ridvan Slivova

Dy të burgosur janë arratisur nga Burgu i Lipjanit të mërkurën mbrëma.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sonte rreth orës 17:35, të miturit , R. S, viti i lindjes 2001 dhe A.K viti i lindjes 2003  janë arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan. R. S , ishte i dënuar me një vit  për veprën penale; Grabitje.    A.K, ishte i dënuar me një vit  për veprën penale; Lëndim i rëndë trupor”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, SHKK njofton se në lidhje me këtë rast janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa SHKK ka themeluar Komision Hetimor për të hetuar se si ka ardhur deri te arratisja. /Telegrafi/