Please enter at least 3 characters.

Dy gjigantët e Ligës Premier në garë për Sandro Tonalin

Dy gjigantët anglezë, Arsenali dhe Manchester United, kanë hyrë në një garë të fortë për transferimin e mesfushorit të Newcastle United, Sandro Tonali.

Sipas raportimeve të mediumit italian Corriere della Sera, klubi nga Newcastle është i gatshëm ta shesë yllin italian si pjesë e një sakrifice financiare për të balancuar situatën ekonomike të skuadrës.

Burimet bëjnë të ditur se Arsenali po punon intensivisht për të siguruar shërbimet e mesfushorit kreativ dhe energjik, megjithatë Manchester United aktualisht shihet si favorit në garën për transferimin e tij.

Newcastle United kërkon rreth 87 milionë funte për kartonin e 26-vjeçarit, i cili konsiderohet një nga lojtarët kyç të repartit të mesfushës.

Tonali ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2029, pasi kishte rinovuar në heshtje marrëveshjen gjatë periudhës së pezullimit 10-mujor për shkak të skandalit të basteve.

Pavarësisht një sezoni jo shumë bindës të Newcastle, mesfushori italian ka regjistruar 3 gola dhe 7 asistime në 53 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion. /Telegrafi/