Duraku nuk stërvitet me Vëllaznimin
20/08/2013
Ai ka ngulur këmbë dhe ia ka bërë të qartë kryesisë që nëse nuk ka mjete financiare, nuk ka as stërvitje, njofton Tribuna.
Në një prononcim për Arena, Duraku thotë që nuk po i vijon përgatitjet me skuadrën. “Momentalisht nuk jam duke u stërvitur me skuadrën e Vëllaznimit. Kjo për shkak të gjendjes së vështirë financiare”, deklaroi ai.
Të kujtojmë që Duraku në të kaluarën ka luajtur edhe për Besën dhe Lirinë. /Telegrafi/


