Please enter at least 3 characters.

Duket sikur peshkaqeni kafshon krahun e një burri – por supozohet se pamjet fshehin të vërtetën! (Video)

2018/03/Screenshot_2-4.jpg

Një video shokuese është shfaqur për të treguar krahun e një njeriu duke u “kafshuar” nga një peshkaqen duket për të fshehur një të vërtetë shkatërruese.

Siç edhe mund të shihet, përcjell Telegrafi, videoja tregon një njeri që e tërheq krahun e tij nga uji për të zbuluar bishën e lidhur me parakrahët e tij.

Ai e përplas krahun bashkë me peshkaqenin në skelë dhe bërtet derisa përpiqet të lirojë veten nga peshkaqeni – e bisha gjithashtu duket e gjakosur nga fytyra.

Pamjet shpejt u bënë virale pasi u shfaqën në internet të dielën, por shumica e shikuesve sugjeruan që jo të gjitha ishin siç dukeshin.

Një përdorues i rrjeteve sociale, i cili është mbështetur edhe nga disa të tjerë supozon se ajo që po ndodh vërtet në video është diçka krejt tjetër.

Sipas tyre, “burri në video ka kapur një peshkaqen të vogël, therur atë, i ka hequr dhëmbët dhe ka futur krahun poshtë fytit të tij”. /Telegrafi/