Dukagjini kërkon fitore e parë, Ferizaj për mos tu mposhtur - formacionet zyrtare
01/10/2022
Dukagjini është nikoqir i Ferizajt në kuadër të xhiros së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Klinasit nuk dinë për fitore në këto tetë javët e para ku kanë marrë vetëm dy pikë.
Në anën tjetër edhe Ferizaj nuk qëndron mirë, pasi zë vendin e parafundit në tabelë me shtatë pikë.
Vendasit synojnë të marrin tri pikët e para në kampionat sot, derisa mysafirët nga Ferizaj kanë udhëtuar drejt Klinës për mos tu mposhtur.
Formacionet zyrtare:Dukagjini: Haxhihamza, Shala, Dallku, Basriu, Hugo, Zabërgja, Ahmeti, Morina, Mërlaku, Zulfiu, John.
/Telegrafi/


