Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa publikon videon e 10 viteve më parë, kur këndonte në shkollën e saj në Prishtinë

2019/01/dua4-1.jpg
206:"LOS ANGELES, CA - OCTOBER 09: Dua Lipa performs onstage during the 2018 American Music Awards at Microsoft Theater on October 9, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Frederick M. Brown/Getty Images)
12:"Getty Images

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ka lindur në Londër dhe një pjesë të fëmijërisë e ka kaluar atje.

Mirëpo gjatë një periudhe katër vjeçare, ajo jetoi në Prishtinë bashkë me familjen e saj, ndërkohë që vijoi mësimet në shkollën private "Mileniumi i Tretë".

Teksa ishte pjesë e kësaj shkolle, Dua kurrë nuk mungonte në programet shkollore.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, e cila është realizuar 10 vite më parë kur ajo këndonte në shkollë.

Lipa shihet duke interpretuar këngën "No one" të Alica Keys, ndërsa me siguri se nuk e kishte imagjinuar që pas 10 viteve do të gëzonte këtë sukses që ka sot.

"Sfida ime 10 vjeçare...mirë pothuajse", ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e videos në Instagram.

Kjo video vjen një ditë pasi Dua publikoi një tjetër video të rrallë nga fëmijëria e saj, ku shfaqej duke folur në shqip në praninë e familjarëve të saj.

Dua Lipa përndryshe njihet si një prej emrave më eminentë të Kosovës, që i ka bërë krenarë shqiptarët anë e mbanë me sukseset e saj. /Telegrafi/