Dua Lipa mezi pret t'i shijojë ditët me të dashurin, Isaac Carew
Artistja shqiptare, Dua Lipa, bëri të ditur së fundmi se do të interpretojë njërën prej temave muzikore të filmit “Alita: Battle Angel”.
Ndërkohë, këto ditë ajo ka qenë shumë e angazhuar me koncertet e saj, në kuadër të festave të fundvitit.
Ajo ka qëndruar disa ditë në Los Anxhelos, ku ndër të tjerash ka performuar në të gjitha koncertet e organizuara nga "Jingle Ball" këtë fundvit.
Dua ndërkohë është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan shpesh me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, Lipa publikoi në Instagram, ku shfaqet duke u përqafuar me të dashurin e saj, Isaac Carew.
Në mbishkrimin e fotografisë, ajo shkruan se është pothuajse drejt rikthimit të përditshmërisë së saj, ku do të shijojë disa ditë pranë të dashurit, tani në periudhën e festave të fundvitit.
Duke qenë se koncertet po mbarojnë, këngëtarja shqiptare është entuziaste që më në fund do të shijojë kohë të mirë pranë më të dashurve të saj.
E njëjta, para se të niste turneun e saj dimëror në Amerikë, kishte publikuar njashtu disa fotografi me të dashurin në Instagram, duke i thënë atij se do t'i mungonte përgjatë gjithë kësaj kohe. /Telegrafi/


