Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa fton fansat ta përkrahin Partinë Laburiste në zgjedhjet e përgjithshme në Britani

2019/12/GettyImages-1190362205-e1575454168357.jpg
220:"SYDNEY, AUSTRALIA - NOVEMBER 27: Dua Lipa presents the ARIA Award for Album of The Year during the 33rd Annual ARIA Awards 2019 at The Star on November 27, 2019 in Sydney, Australia. (Photo by Mark Metcalfe/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, u ka bërë thirrje ndjekësve të saj ta votojnë Partinë Laburiste në zgjedhjet e përgjithshme.

Autorja e hitit "Don't Start Now" bëri një postim në rrjetin social, Instagram, duke treguar më shumë për një ndarje të politikave të krijuara nga moda dhe arti.

Ndarja politike, është paraqitur nga botimi i modës dhe artit, 'The Basement', që nënvizon çështjet të tilla si shëndetin mendor, çështjet LGBT, barazinë / pabarazinë, dhe ndryshimin e klimës dhe mjedisin.

Artistja shqiptare ka inkurajuar 36.7 milionë ndjekësit e saj për të votuar Partinë Laburiste në zgjedhjet elektorale.

"Demokracia jonë është më e fortë kur dëgjohet zëri i të gjithëve. Kjo është zgjedhja më e rëndësishme në një gjeneratë dhe llogariten votat e Juaja. Deputeti juaj punon për ju, kështu që sigurohuni që të thoni fjalën tuaj se kush meriton t'ju përfaqësojë. Shihemi në kutinë e votimit 12 dhjetor", ka shkruar ndër të tjerash Dua në njoftimin e saj.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Ndryshe, zgjedhjet elektorale në Britani do të mbahen ditën e enjte, më 12 dhjetor. /Telegrafi/