Dronët ukrainas godasin depot e naftës ruse në Penza
Dronët ukrainas me rreze të gjatë goditën disa orë më parë një depot të naftës në qytetin Penza të Rusisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Ky sulm është pjesë e një serie operacionesh të Ukrainës që synojnë objektivat strategjike të industrisë energjetike ruse.
Ukraina po përdor dronët për të goditur rafineritë, depot e naftës dhe terminalet e naftës nëpër të gjithë territorin rus.
Qëllimi i këtyre sulmeve është të dobësojë ekonominë ruse dhe të pengojë përpjekjet e saj ushtarake, duke goditur burimet kyçe të financimit dhe furnizimit me karburant për ushtrinë.
Kujtojmë se sot pritet të takohen për herë të parë në një takim trepalësh SHBA, Ukraina dhe Rusia në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/


