Please enter at least 3 characters.

Driton Kuka pas triumfit të Akilit: Prapë medalja e artë vjen në Kosovë

2019/01/driton-kuka-akil-gjakova-780x439.jpg

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka reaguar me anë të rrjeteve sociale pas fitimit të medaljes së artë nga Akil Gjakova në Grand Prixin e mbajtur në Budapest të Hungarisë.

Akil Gjakova ka arritur të rrëmbej medaljen e artë në Grand Prixin e zhvilluar në Budapest.

Xhudisti pejan arriti t'i fitojë në përgjithësi pesë luftëra për të mposhtur në finale rusin Georgii Elbakiev.

Ky triumf i Akilit erdhi pas një paraqitje brilante në finale, ku e mposhti me ippon në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Pas kësaj fitore të madhe ka reaguar edhe trajneri i tij, Driton Kuka, i cili e ka cilësuar të 'çmendur' Akilin.

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës: Live Akili pas finales së fituar!Prapë e arta vjen në KosovëAkil Gjakova Dominon në Grand Prix Budapest!Çfarë Akili sot i çmendur!Luftë pas lufte deri në finale mposhti Kanadezin,Zviceranin e në Çerekfinale Legjendën e xhudos Japonezin Ebinumen,në Gjysëmfinale Uzbekun e në finale Qershia mbi tortë Rusin Elbakiev në mënyrë efikase me dy hudhje të bukura!/Telegrafi/