Please enter at least 3 characters.

Driton Kuka me dedikim të veçantë për medaljen e bronztë të Lorianës

2019/06/Driton-Kuka-Loriana-Kuka-e1561388438879.jpg

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të uruar dhe folur rreth triumfit të Loriana Kukës në Minsk të Bjellorusisë.  

Loriana Kuka arriti të bëhet xhudistja e tretë që fiton medalje në Lojërat Evropianë "Minsk 2019".

Xhudistja jonë e fitoi të bronztën pasi mposhti gjermanen Luise Malsahn, përmes repesazhit në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Pejania kështu sjelli medaljen e tretë, pas të artës nga Majlinda Kelmendi dhe të argjendtës nga Nora Gjakova.

Pas këtij triumfi të Lorianës ka reaguar edhe trajneri Driton Kuka me një dedikim të veçantë në profilin e tij në Facebook.

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës:   Kuka e bronztë!Ndjenja e veçantë,kjo medalje kësaj radhe për familjen tonē si satisfaksion moral i dashurisë sonë për Sportin!Pēr vëllaun tem Sylen njëherit treneri im!Loriana Kuka 78 kg medalja e tretë për Kosovën!Kosova mbi të gjitha ... /Telegrafi/