Please enter at least 3 characters.

Driton Kuka: Akili për mua është medalist, me pak fat do t’i kishim tri medalje olimpike

2021/08/Toni-Kuka.jpg

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka është kthyer të flasë përsëri për suksesin e shtetit tonë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ndërsa ka thënë se me pak fat mund t’i kishim tri medalje olimpike.

Ekipi i xhudos u kthye nga Tokio të hënën me dy medalje të arta olimpike të fituara nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Megjithatë, paraqitje pozitive pati edhe Akil Gjakova, i cili përfundoi i shtati dhe ishte i shkëlqyeshëm, për të humbur vetëm në repeisazh për medaljen e bronztë.

Për paraqitjen e mirë të Akilit ka shkruar edhe trajneri Driton Kuka në rrjetet sociale, duke thënë se me pak fat do t’i kishim tri medalje olimpike.

Postimi pa ndërhyrje i Driton KukësAkil Gjakova vendi 7 në Lojëra Olimpike!Ju deshën tri fitore për të ardhur në 8 e parë.Ishte i shkelqyeshëm në çdo aspekt.Medaljet e Disit e Nores e qitën Akilin pak nën hije por rezultati i tij është i jashtëzakonshëm!Me pak fat do kishim medaljen e tretë për ekipin tonë por do vazhdon tutje Akili i cili sivjet rrëmbeu titullin e Kampionit Evropian.Akil për mua je medalist sepse medaljen e meritove,fati sportiv ishte pak sa kundër nesh por do vazhdojmë tutje!/Telegrafi/