Drenasi: Mbikëqyrja e tregut kalon në kompetencë të Inspektoratit Qendror
08/09/2026
Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Drenasit ka njoftuar qytetarët dhe bizneset se çështjet që lidhen me mbikëqyrjen e tregut nuk janë më në kompetencë të inspektorit komunal.
Sipas njoftimit, kërkesat dhe ankesat për këtë fushë duhet të adresohen pranë Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).
Komuna ka thënë se njoftimi synon të informojë qytetarët dhe bizneset dhe të shmangë paqartësitë gjatë adresimit të kërkesave dhe ankesave. /Telegrafi/


