Please enter at least 3 characters.

Drejtuesit e La Ligës vendosin datën e fundit kur duhet të rinis kampionati, në të kundërtën anulohet

2020/03/GettyImages-671946618-1.jpg
243:"NEW YORK, NY - APRIL 23: A view of the LaLiga logo at a roofop viewing party of El Clasico - Real Madrid CF vs FC Barcelona hosted by LaLiga at 230 Fifth Avenue on April 23, 2017 in New York City. (Photo by Brian Ach/Getty Images for LaLiga)
9:"Brian Ach

Spanja është vendi i dytë më i prekur nga coronavirusi në Evropë dhe numri i vdekjeve po rritet. 

Edhe pse nuk është radha për futboll, drejtuesit e La Ligas kanë vendosur një afat të fundit për rifillimin e kampionatit, normalisht nëse gjendja normalizohet deri atëherë.

Data e përzgjedhur nga presidenti i ligës spanjolle të futbollit si afat i fundit për të rinisur kampionati është 27 qershori, me ndeshjet që do të luhen çdo tri ditë.

Fansat e Real Madridit dhe Barcelonës (Foto: Brian Ach/Getty Images for LaLiga)

Nëse nuk rifillohet kampionati deri në këtë datë, atëherë sezoni do të anulohet përfundimisht dhe nuk dihet nëse do të dorëzohet apo jo titulli i kampion.

Për momentin La Liga kryesohet nga Barcelona, që ka dy pikë më shumë se Real Madridi. /Telegrafi/