Drejtoria e Inspektorateve intervenon për lirimin e hapësirës publike pranë Lumëbardhit të Prizrenit
10/04/2025
Drejtoria e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit ka intervenuar për lirimin e një hapësire publike në afërsi të shtratit të Lumëbardhit.
Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit në këtë lokalitet në mënyrë të paautorizuar ishin vendosur pengesat, raporton Telegrafi.
"Pas ankesës së pranuar nga një qytetar anonim, Drejtoria e Inspektorateve ka dalë në vendngjarje në rrugën Prizren - Reçan, në shtratin e lumit Lumbardh, ku gjatë inspektimit, është konstatuar se një qytetar kishte vendosur pengesa dhe ka rrethuar hapësirë publike pa leje. Pas procedurave të nevojshme, pengesat janë larguar nga personi në fjalë dhe është kthyer gjendja e mëparshme", thuhet në njoftimin e Komunës. /Telegrafi/


