Please enter at least 3 characters.

Drejtori Mikullovci takon drejtorin Metaj, diskutojnë për përmirësimin e kapaciteteve emergjente në Mitrovicën Veriore

Gjatë ditës së sotme, drejtori i Drejtorisë së Emergjencave në Komunën e Mitrovicës Veriore, Tahir Mikullovci dhe ekipi i tij, janë takuar me drejtorin e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj.

Në këtë takim është diskutuar për përmirësimin e kapaciteteve emergjente në Mitrovicën Veriore, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se Metaj ka premtuar mbështetje, duke përfshirë dhurimin e pajisjeve kundër zjarrit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe efikasitetit të shërbimeve emergjente.

“Gjatë takimit, z. Metaj premtoi mbështetje konkrete, duke përfshirë dhurimin e pajisjeve kundër zjarrit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe efikasitetit të shërbimeve emergjente”, thuhet në njoftim.

Thuhet se ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mbrojtjes civile dhe sigurisë publike në komunë. /Telegrafi/