Please enter at least 3 characters.

Drejtori i Barcelonës, Schroder: Klauzola mund të mos mjaftojë që ta mbajmë Messin

2018/02/Lionel-Messi-10-e1519559860954.jpg
253:"BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 24: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates after scoring his team's third goal during the La Liga match between Barcelona and Girona at Camp Nou on February 24, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtori i Barcelonës, Pancho Schroder, ka thënë se nuk është i sigurt nëse klauzola e lirimit të Lionel Messit do të jetë e mjaftueshme për të shmangur largimin e tij nëse kundërshtarët duan ta blejnë.  

Maestro argjentinas i dha fund spekulimeve kur vendosi ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2021.

Me marrëveshjen e re përfshihet edhe një klauzolë për lirimi e tij prej 700 milionë eurove.

Lionel Messi . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Duke folur para një kongresi sportiv në Londër, Schroder deklaroi se pas transferimit të Neymar gjatë verës së kaluar, gjërat e çmendura do të ndodhin edhe në afatet kalimtare të ardhshme.

"Ne kemi vendosur një klauzolë që ne e konsiderojmë të mjaftueshme për Messin që të dalë në pension në Barcelonë”.

Lionel Messi (Getty Images)

“Por, duke e parë këtë vit se çfarë ndodhi me klauzolën e Neymarit e cila ishte gjithashtu mjaft e mirë për ta mbajtur atë, por kështu nuk ndodhi”.

"Duke parë të ardhmen, mendoj se është e vështirë, por nuk kam një top kristali që ta parashikojë të ardhmen dhe tani gjërat janë kthyer në çmendi”, ka thënë ai për Sky Sports. /Telegrafi/