"Drejt e në burg", stjuardesa gjen një surprizë të neveritshme nën ulëse - lutet që pasagjerët e tjerë të mos ta bëjnë
27/07/2025
Të ecësh zbathur në një aeroplan është e ndaluar dhe e dënuar prej kohësh nga asistentët e fluturimit dhe udhëtarët e shpeshtë.
Por të ecësh zbathur dhe të presësh thonjtë e këmbëve ndërsa fluturon mbi re, duke i lënë mbeturinat në qilim që t'i hedhë ekuipazhi i pastrimit, është një krim veçanërisht “i urryer që duhet të jetë i paligjshëm", sipas një anëtari të kuipazhit.
“Ato janë thonj këmbësh”, tha Leanna Coy, stjuardesë.
“Pasagjeri i preu thonjtë e këmbëve në mes të fluturimit dhe i la,” shtoi Coy në një video në TikTok.
"Drejt e në burg", shkroi një komentues poshtë postimit. /Telegrafi/


