Dramë tek Barcelona: Ter Stegen mund ta bllokojë regjistrimin e Joan Garcias
Barcelona mund të detyrohet të shtyjë regjistrimin e Joan Garcias, pasi Marc-Andre Ter Stegen po shqyrton mundësinë e një operacioni për një dëmtim në shpinë. Klubi katalanas është në pritje të një vendimi të rëndësishëm mjekësor nga kapiteni i skuadrës, i cili mund të ndikojë drejtpërdrejt në aktivitetin e tyre të afatit kalimtar.Portieri gjerman vazhdon të vuajë nga probleme të përsëritura në pjesën e poshtme të shpinës dhe mund t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale, që do ta mbante jashtë fushave për deri në katër muaj.33-vjeçari i është nënshtruar një operacioni të ngjashëm në dhjetor të vitit 2023 dhe nuk ka marrë pjesë në stërvitjet parasezonale. Ai pritet të mungojë në turin e Barcelonës në Japoni dhe Kore të Jugut.Nëse Ter Stegen vendos të kryejë operacionin dhe përjashtohet për një periudhë të gjatë, Barcelona do të përfitonte rreth 2 milionë euro kompensim nga FIFA dhe do të lejohej të përdorte 80 për qind të pagës së tij vjetore për të zëvendësuar atë, në bazë të rregullit përjashtues të La Ligës për dëmtimet afatgjata.


