")
Please enter at least 3 characters.

Drake është shpallur artisti me më së shumti shitje

2019/02/Drakefk-e1551294807154.jpg
212:"LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 10: Drake backstage during the 61st Annual GRAMMY Awards at Staples Center on February 10, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Rich Fury/Getty Images for The Recording Academy)
32:"Getty Images for The Recording A

Organizata ndërkombëtare diskografike (IFPI) e ka shpallur muzikantin Drake si artistin më më se shumti shitje në botë për vitin 2018.

Falë albumit "Scorpion", 32-vjeçari është ylli i vetëm që e ka marrë këtë njohje për të dytën herë.

Drake (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Çmimi "IFPI Global Recording Artist of the Year" është duke u ndarë qe gjashtë vite, si njohja e vetme e autorizuar që vlerëson suksesin botëror të artistëve në formatet muzikore fizike dhe digjitale.

Fituesit e mëparshëm të këtij çmimi janë edhe "One Direction" (2013), Taylor Swift (2014), Adele (2015), Drake (2016) dhe Ed Sheeran (2017).

Drejtoresha ekzekutive e IFPI, Frances Moore, ka thënë se Drake ka pasur një vit të jashtëzakonshëm dhe e meriton pakonkurrencë titullin e artistit të vitit.

Drake (Foto: Frazer Harrison/Getty Images for American Express Platinum/Guliver)

"Fakti që Drake e ka fituar këtë çmim dy herë është një dëshmi për suksesin e vazhdueshëm global dhe për aftësinë e tij që të lidhet dhe t'i përfshijë fansat në atë që bën. Top 10 artistët e këtij viti reflektojnë apelin global të muzikës", ka thënë Moore.

Më poshtë është lista e top-10 artistëve me më së shumti shitje në vitin 2018, sipas IFPI: 1. Drake
2. BTS
3. Ed Sheeran
4. Post Malone
5. Eminem
6. Queen
7. Imagine Dragons
8. Ariana Grande
9. Lady Gaga
10. Bruno Mars

/Telegrafi/