Please enter at least 3 characters.

Dortmund shënon fitore të lehtë në Kupë

2016/01/dortmund-sh-euml-non-fitore-t-euml-leht-euml-n-euml-kup-euml_hd.jpg

Asnjëri prej tyre nuk luajti në fitoren 2-0 në finalen e Superkupës ndaj Bayernit të mërkurën, dhe inkuadrimi i tyre ishte i pritshëm për ndeshjen e sotme ndaj skuadrës nga liga e tretë.

Reus, i cili qëndroi tre muaj jashtë fushe për shkak të problemeve me gjurin, kishte një ndeshje të qetë, derisa Subotic u rikthye në fushë pas nëntë muajsh.

Dy gola për Dortmundin i shënoi Pierre-Emerick Aubameyang dhe nga një shënuan Henrikh Mkhitaryan dhe Adrian Ramos.

Golin e vetëm për skuadrën kundërshtare e shënoi Randy Edwini-Bonsu.