Please enter at least 3 characters.

Dorëzohet Barca, pëson nga Osasuna – derisa Reali i gëzohet titullit

2020/07/LionelMessipikellim-e1594932358301.jpg
225:"BARCELONA, SPAIN - JULY 16: Lionel Messi of FC Barcelona shows his disappointment during the Liga match between FC Barcelona and CA Osasuna at Camp Nou on July 16, 2020 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka pësuar humbje nga Osasuna në Camp Nou (1-2) dhe duke qenë se Real Madridi fitoi ndaj Villarrealit, Blaugranët e humbën garën për titullin e La Ligas në sezonin 2019/2020.

Mysafirët befasuan në pjesën e parë duke arritur ta zhbllokojnë rezultatin. Një harkim preciz i Pervis Estupinan nuk u pastrua nga Gerard Pique dhe ish-lojtari i katalunasve, Jose Arnaiz, e dërgoi topin në rrjetë (16’).

Lionel Messi dërgoi një goditje fantastike nga gjuajtja e lirë disa minuta më pas, mirëpo topi e goditi vetëm shtyllën transversale.

Momenti i golit të Jose Arnaiz (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në fillim të gjysmës së dytë u anulua një gol i Martin Braithwaite për pozitë jashtë loje. Ndërsa më pas, Sergio Herrera bëri një pritje të mrekullueshme kur Messi hyri në zonë.

Dhe atë që nuk e bëri në pjesën e parë, superylli argjentinas e bëri në të dytën. 33-vjeçari e barazoi rezultatin me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë (62’).

Nga minuta e 77-të, Osasuna luajti me një lojtar më pak në fushë (pas përjashtimit të Enric), mirëpo Roberto Torres arriti ta shënonte golin e fitores për ekipin vizitor (90’+4).

Festa pas golit të Messit (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Këtu edhe përfundoi përpjekja e Barcelonës për titullin e La Ligas për sezonin 2019/2020, pasi atë e fitoi edhe matematikisht Real Madridi.

Osasuna nuk ka ndonjë objektiv, duke qenë se ka siguruar qëndrimin në elitë, ndërsa ndodhet larg zonës evropiane. /Telegrafi/