“DOPE Entertainment”, produksioni i ri në treg (Video)
Tashmë tregut muzikor dhe të industrisë argëtuese i është bashkëngjitur edhe një produksion, e ai quhet DOPE Entertainment.
Leonard Shala dhe Andi Dautaj që për një kohë të gjatë kanë punuar individualisht, kanë bashkuar forcat dhe po përpiqen të japin më të mirën përmes “DOPE Ent”.
Kualiteti i projekteve që i kanë realizuar dri më tani, tregon se dyshja kanë të ardhme premtuese.
Me teknikën dhe përvojën që zotërojnë, djelmoshat nga Peja, pritet të kenë sukses në projektet që do të realizojnë së shpejti, për të cilat nuk kanë zbuluar detaje.
“Jemi duke punuar me disa artist, në projekte të ndryshme, të cilat pritet të lansohen së shpejti” ka shpjeguar Shala i njohur si Nardi.
“Kërkesat janë të ndryshme, por produkti final gjithmonë pëlqehet, sepse mundohemi të bëjmë më të mirën për klientë tanë” ka shtuar po ashtu Nardi, për projektet në të cilat angazhohen.
Përpos videoklipeve që ka punuar “DOPE” janë edhe shumë materiale të pa montuara, të pamjeve të bukura që ka vendi, time-lapse dhe regjistrime që mund të shfrytëzohen për destinime të ndryshme.
“Kemi përdorur teknikat që janë më trendi, ku përfshihen shumë pamje, që më pas bëhen bashkë në një vend” ka thënë Andi, për materialet që e kompletojnë një videoklip.
“Vlerësojmë çdo ide që vjen dhe mundohemi të jemi në hap me kohën, për të realizuar ashtu si kërkohet” ka thënë Andi, për kërkesat që ju adresohen atyre.
Mbetet të shihet ajo që do të sjellë DOPE Entertainment në një treg me konkurrencë të gjerë. /Telegrafi/


