Please enter at least 3 characters.

Doganat e Maqedonisë së Veriut marrin donacion pajisje për parandalimin e krimit (Video)

2016/01/doganat-e-maqedonis-euml-nuk-kemi-kthyer-dhe-nuk-kemi-mbajtur-kontingjente-nga-kosova-p-euml-r-tetov-euml-n_hd.jpg

Zyrtarët doganor do të mund të parandalojnë krimin me pajisje të reja më të sofistikuara, të cilat i kanë marrë donacion nga Mbretëria e Bashkuar.

Pajisjet sot drejtorit të Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski, ia dorëzoi ambasadorja e Britanisë në Shkup, Rachell Galloway dhe David Hantley, drejtor për operacion ndërkombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Tanasoskit, pajisja që do të shfrytëzohet nga zyrtarët doganor, paraqet mënyrën e vetme për parandalimin dhe zbulimin e kërcënimeve.

Ndërsa ambasadorja Galloway tha se ngjarja e sotme është shprehje e premtimit që vitin e kaluar e ka bërë Londra në Samitin për Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/