Please enter at least 3 characters.

Dogana e Kosovës fillon punën në Durrës

2019/01/foto-4-7466.jpg

Sot në portin e Durrësit mbahet ceremonia e fillimit të punës së Doganës së Kosovës në port.

Ceremonia zyrtare mbahet në ora 13:00 në Portin e Durrës.

Në këtë ceremoni nga Qeveria e Kosovës marrin pjesë: Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, Ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoi i Doganës së Kosovës Bahri Berisha.

Ky ishte një premtim i kamotshëm i Qeverisë shqiptare, e cila fillimisht kishte premtuar që porti i Shëngjinit do të jetë në funksion të plotë të Kosovës, por ky premtim nuk u bë asnjëherë realitet. /Telegrafi/