Please enter at least 3 characters.

“Do të më mungosh përgjithmonë”, Kim Kardashian i jep lamtumirën gjyshes së saj

Kim Kardashian ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta të gjyshes së saj, Mary Jo “MJ” Campbell, e cila u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Ylli i kushtoi një homazh prekës gruas që e cilësoi si “shoqen më të mirë” dhe “zemrën e familjes”.

Reagimi i Kim erdhi pasi ajo u përball me kritika në rrjetet sociale. Vetëm pak minuta pasi nëna e saj, Kris Jenner, njoftoi vdekjen e MJ-së, Kim publikoi disa fotografi me bikini nga pushimet e saj, duke bërë që shumë ndjekës të habiteshin me kohën e postimit, shkruan DailyMail.

Më vonë, 45-vjeçarja sqaroi se postimi ishte planifikuar disa ditë më parë dhe ishte publikuar automatikisht.

Ajo theksoi se gjatë gjithë javës kishte qëndruar pranë nënës dhe gjyshes së saj, ndërsa tani familja është e përqendruar te kujtimet dhe festimi i jetës së MJ-së.

Në homazhin e saj, Kim ndau një sërë fotografish me gjyshen dhe kujtoi ndikimin që ajo pati në jetën e saj.

Ajo zbuloi se MJ i kishte dhënë punën e parë në dyqanin e saj në San Diego dhe e kishte mësuar vlerën e punës, forcës dhe vetëbesimit.

“Do të jesh gjithmonë pjesë e imja. Të dua shumë dhe do të më mungosh përgjithmonë”, shkroi Kim, duke e mbyllur mesazhin me një notë emocionale dhe humoristike, duke thënë se beson se gjyshja po i ndjek postimet nga “llogaria e saj e fshehtë në Instagram”. /Telegrafi/