"Do të doja ta takoja" - Enrique flet për Artetan dhe raportin me të
30/09/2024
Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique e ka vlerësuar Arsenalin si "një nga skuadrat më të mira në Evropë" përpara përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve në Emirates të martën. Enrique lavdëroi stilin e Arsenalit të bazuar në zotërimin e topit dhe qëndrueshmërinë në mbrojtje."Me topin, ata janë afër nivelit të lartë evropian... pa top, ata janë një nga ekipet më të mira në botë", deklaroi Enrique.


