")
Please enter at least 3 characters.

Ditëlindja kthehet në mort, katër të vdekur pas përplasjes me armë në Teksas

2018/10/vrasje-1-547x365.jpg

Katër persona kanë vdekur gjatë një feste ditëlindje, kjo ndodhi pasi pati një përplasje me armë mes dy familjeve pjesëmarrëse në festë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Teksas, ku autoritetet raportuan se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një sherri që shpërtheu mes dy familjeve që po festonin ditëlindjen e 1-vjeçari.

Sherri është përshkallëzuar në përplasje me armë, ku për pasojë u shënuan katër viktima, përcjell Shekulli.

Të vdekur janë Juan Espinoza Sr, 62 vjeç dhe nipërit e tij Juan Sandoval III, 20 vjeç, Jeremy Sandoval, 22 vjeç dhe 25-vjeçari Nicky Sandoval. Të gjithë ishin nga Taft.

Policia ka arrestuar një nga të dyshuarit dhe një tjetër është shpallur në kërkim.