Please enter at least 3 characters.

Ditëlindja e dytë e CineStar, më 1 qershor bileta vetëm 2€!

Pasi që CineStar feston 2 vjetorin vjen edhe me bileta vetëm 2€ dhe me një ditë të mbushur me surpriza, aktivitete, dhe argëtim pa fund!

CineStar, Prishtina Mall, kinemaja që në vetëm dy vite ka fituar zemrat e mijëra vizitorëve me formate me teknologji të avancuar dhe përzgjedhje të kujdesshme të filmave, do të festojë ditëlindjen e saj të dytë me një ngjarje të veçantë dhe të hapur për vizitorët.

Në këtë ditë speciale, gjithashtu festohet edhe Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, dhe kjo është një tjetër arsye fantastike që të argëtoheni me të vegjlit tuaj dhe të shkoni në kinema.

Filmat hit si Mission Impossible: The Final Reckoning, Lilo&Stitch, Karate Kid: Legends, Final Destination, The Accountant, Sinners, Shadow Force, Minecraft Movie, Until Dawn e shumë të tjerë, mund t'i shihni të dielën, 1 qershor, me super çmim!

Me 1 qershor, të gjithë vizitorët do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e një dite të jashtëzakonshme që kombinon argëtimin familjar, përjetimet vizuale dhe atmosferën festive që vetëm CineStar di të krijojë.

Me këtë rast, të gjitha biletat e filmave do të ofrohen me një çmim special prej vetëm 2€, ndërsa formatet premium 4DX, ScreenX, dhe blerjet online kanë tarifë shtesë. E gjithë kjo vetëm për t’i dhënë publikut një falenderim të madh për mbështetjen e treguar në këto dy vite.

Në këtë ditë të veçantë, CineStar do të ofrojë një gamë të gjerë aktivitetesh për fëmijë dhe familje, duke e kthyer kinemanë në një qendër të vërtetë feste:

Këndin e vizatimit për fëmijët, nga ora 11:00, maskota e yllit nga ora 13:30-17:30, facepainting me dizajne të ndryshme për fytyra të qeshura dhe plot ngjyra nga ora 16:00-18:00, balona dhuratë për të gjithë fëmijët që shikojnë një film, atraksionet unike DinoStar, dinosauri gjigant që lëvizë dhe merr frymë, dhe robotin tonë unik CineBot.

Për të apasionuarit pas filmit, kjo është gjithashtu një mundësi për të shijuar formatet premium 4DX dhe ScreenX, dy nga teknologjitë më të avancuara në industrinë e kinemasë: 4DX ofron një përjetim shumë-dimensional, ku lëvizja e ulëseve, efekti i erës, shiut, aromave dhe dritës i bëjnë skenat e filmit më reale se kurrë më parë.

ScreenX sjell pamje 270 shkallë që mbështjellin shikuesin me ekran në tre anë, duke krijuar një përfshirje maksimale në narrativën filmike.

Në program do të jenë filmat hit të momentit, të përzgjedhur për të përmbushur të gjitha shijet – nga filmat aksion dhe aventura, te komeditë familjare dhe animacionet për më të vegjlit.

Gjeni më shumë informacione dhe bleni biletat në cinestarcinemas-ks.eu përmes aplikacionit CineStar Kosova ose në arkat e kinemasë.