Please enter at least 3 characters.

Dita e Paqes - agjenda e shënimit të 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës

2022/06/me-rastin-e-14-vjtorit-te-dites-se-Pavaresise-parakalimi-i-kuadrateve-te-FSK-se-dhe-te-Policise-se-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-45.jpg

Sot në Kosovë shënohet 23 vjetori i çlirimit të vendit si dhe vendosja e ushtarëve të NATO-s.

Me rastin e kësaj dite që njihet edhe si Dita së Paqes, Ministria e Mbrojtjes, në cilësi të organizatorit, ka publikuar agjendën e aktiviteteve të planifikuara për ditën e sotme.

Agjenda:08:30 – Homazhe nga krerët shtetërorë te varri i presidentit Ibrahim Rugova;08:40 – Homazhe nga krerët shtetërorë te varri i veprimtarit Adem Demaçi;09:30 – Homazhe nga krerët shtetëror në Prekaz te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari;10:30 – Nderim i krerëve shtetëror te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë;11:20 – Performancë e Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së – nga Sheshi “Skënderbeu” deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”;12:00 – Manifestimi Qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, nën përkujdesjen e Presidencës së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/