Dita e ndeshjeve: Gjysmëfinalet kthyese të Kupës së Kosovës, sot mësohen finalistët
Gjatë ditës së sotme (e mërkurë), Dukagjini dhe Ballkani përballen për një biletë në finale, ndërsa Ferizaj e pret Llapin në një tjetër duel të hapur.
Emocionet arrijnë kulmin në Kupën e Kosovës, teksa zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve, 90 minuta që do të përcaktojnë fatin e sezonit për katër skuadra.
Çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë, çdo moment mund të bëjë historinë dhe kështu katër ekipet duan ta fitojnë vendin e tyre në finalen e madhe, e cila i dërgon gjithashtu në garat evropiane.
Në përballjen e parë, Dukagjini pret Ballkanin në një duel ku vendasit vijnë nga një epërsi komode 0-3 nga ndeshja e parë. Megjithatë, Ballkani kërkon rikthimin, ndërsa synon të mos e mbyll sezonin pa trofe.
Në anën tjetër, Ferizaj përballet me Llapin në një ndeshje ku gjithçka mbetet e hapur pas fitores 2-1 në Podujevë. Tension, ritëm dhe presion maksimal - një vend në finale është në lojë.
Të dy ndeshjet janë programuar të fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/


