Please enter at least 3 characters.

Dita e ndeshjeve: Dy përballje interesante në program

Sot (e shtunë) janë në program për t’u zhvilluar du ndeshje interesante në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Java e katërt nisi gjatë ditës së djeshme, me Prishtinën që mposhti Vushtrrinë me rezultat 1-0, ndërsa radha është sot për dy ndeshje tjera.

E para në orar është ajo në mes të Llapit dhe Dukagjinit, e programuar për t’u luajtur nga ora 16:00 në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë.

Nga ora 19:00, Drita e pret Drenicën në stadiumin me bari artificial në Gjilan, për ta luajtur ndeshjen e parë si vendas nën dritat e reflektorëve.

Ndeshjet Ballkani-Feronikeli ’74 dhe Malisheva-Gjilani do të luhen gjatë të dielës. /Telegrafi/