Please enter at least 3 characters.

Distria Krasniqi e artë në Grand Prix në Portugali, finalen e fiton me “Ippon”

2022/01/272818548_6921587537913226_4539671579308104193_n.jpg

Distria Krasniqi e ka nisur vitin në mënyrën më të mirë pasi ka fituar medaljen e artë në garën Grand Prix që po mbahet në Portugali.

Distria ka pasur sfidën e parë të vërtetë në kategorinë deri 52 kilogramë dhe ka shënuar katër fitore për të përfunduar e para.

Në finale e mposhti kroaten Ana Viktorija Puljiz. Ndaj saj fitoi me një “Ippon” impresiv.

Krasniqi, në raundin e parë ishte e lirë, ndërsa në raundin e dytë mposhti francezen Leonie Gonzalez.

Distria në çerekfinale, mposhti me spanjollen Ariane Toro Soler.

Në gjysmëfinale ajo mposhti me Ippon nikoqiren, portugezen Joana Diogo. /Telegrafi/