Dini lanson projektin e ri “Në ditëlindjen”
30/05/2021
Artisti i ri i estradës shqiptare, Dini, ka filluar që të pëlqehet në masë të madhe.
Së fundmi këngëtari ka zgjedhur që të befasojë ndjekësit e tij, duke lansuar një këngë mjaft unike.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa shpërndau edhe sekuenca nga klipi.
“Në ditëlindjen” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Granit Gashi.
Tekstin e ka shkruar Ghulo, derisa Dini mahniti me interpretimin e rreshtave të shkruar. /Telegrafi/


