Please enter at least 3 characters.

Dimitrov ftohet të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Gracit në Austri

2019/01/Dimitrov-Kuvend.jpg

Me ftesë të Universitetit të Gracit, në Austri, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të mbaj një ligjëratë në këtë universitet.

Kjo ligjëratë do të përmbyllet me një debat rreth temës "Përmes Prespës deri në Evropë: Integrimi Evropian i Maqedonisë së Veriut", përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vëmendje e posaçme do t'i jepet Marrëveshjes së Prespës, evropianizimit si proces që kontribuon në tejkalimin e konflikteve dhe çështjeve në rajon.

Gjatë qëndrimit në Austri, Dimitrov do të realizojë edhe disa takime me këshillëtarë shtetëror lokal, dhe me përfaqësues të bashkësisë afariste./Telegrafi/