Dimitris Giannakopoulos: Presim përparim në takimin Tsipras-Zaev
22/01/2018
Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Dimitris Giannakopoulos ka deklaruar se nga takimi Tsipras-Zaev në Davos presin përparim në drejtim të gjetjes së një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët për çështjen e emrit.
Sipas tij, të gjitha çështjet që lidhen me emrin dhe iredentizmin do të gjenden në agjendën e bisedimeve ndërmjet dy kryeministrave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dimitris Giannakopoulos ka bërë të ditur se është duke u biseduar për një emër të përbërë gjeografik ose përcaktim kohor./Telegrafi/


