Please enter at least 3 characters.

Digjet për herë të dytë vetura e gazetarit Gentian Bellaj (Video)

2016/01/digjet-p-euml-r-her-euml-t-euml-dyt-euml-vetura-e-gazetarit-gentian-bellaj-video_hd.jpg

Gazetari deklaroi se kjo është një zjarrvënie e qëllimshme, pasi dy ditë më parë ka vënë re një person të panjohur afër makinës së tij, i cili i kishte drejtuar një dritë çakmaku ose celulari para fytyrës.

“Kam dyshuar se mund të ishin vjedhës, meqenëse lagja nuk ka as drita. Por, personat që pashë ishin dy djem të rinj, njeri prej të cilëve me gjakftohtësi e thirri tjetrin “Hajde ikim”. Pikërisht dy ditë pas kësaj ngjarjeje, ndodhi djegia e makinës”, tha Bellaj.

Personalisht gazetari ka përjashtuar mundësinë se zjarrvënia është bërë për arsye personale.

“Në qytetin e Vlorës ndodhin shpesh djegie të makinave nga piromanë të pranuar dhe faktet mbeten sekret si nga policia, ashtu edhe nga gazetarët. Këtë rast më ndodhi edhe mua, sepse njerëzit mendojnë se si gazetare, duke raportuar lajme, ne jemi palë me institucionet”, u shpreh gazetari.

Kjo është hera e dytë që gazetarit Gentian Bellaj i digjet makina, pasi edhe një herë tjetër i është djegur për shkak të detyrës në 19 shkurt të vitit 2011. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e zjarrvënies. /Telegrafi/