Please enter at least 3 characters.

Digjen tre vetura në Shkup

2017/01/Veturë-e-djegur.jpg

Në Shkup ka vazhduar trendi i djegies së veturave ndërsa MPB e Maqedonisë deri tani nuk ka mundur të gjejë shkaktarët e zjarreve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në bulevarin ''8 shtatori'' në Shkup janë djegur dy vetura, njëra tip 'golf dy' e cila është djegur tërësisht kurse vetura tjetër e tipit ''passat'' e personit N.N është djegur pjesërisht.

Vetura e tretë është djegur në fshatin Studeniçan të Shkupit. Vetura 'opel vectra' ka qenë e personit A.R.

Pronari i veturës së tretë nuk ka kërkuar që të hetohet djegia e veturës./Telegrafi/