Please enter at least 3 characters.

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

2024/06/e6a2dd86-ac78-4521-b9c7-8e5cff0694b8.jpg

Dy vetura me targa serbe janë djegur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë të veriut.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për veri.

Elshani tha se rasti ka ndodhur rreth orës 02:25.

“Sot me datë 01.06.2024 rreth orës 02;25 ne rr. Kral Petri Veri Mitrovicë veturën e tipit Skoda Octavia ngjyrë e kuqe me targa serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyrë e zezë me targa serbe", u shpreh ai.

Elshani bëri të ditur se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftur prokurorin kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti të inicohet ‘zjarrëvënie’./Telegrafi/