Please enter at least 3 characters.

Diell dhe vranësira, parashikimi i motit në Shqipëri

2018/03/diell-dhe-vranet.jpg

Kjo e shtunë do të nisë me kthjellime, alternuar me vranësira të herëpashershme.

Khjellimet do të mbizotërojnë në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare. Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore në lindje të Shqipërisë, aty ku mund të ketë reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 35°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë. /Top Channel/