Diddy dëshiron bashkëpunim me Beckhamin
30/05/2008
Reperi dhe sportisti janë bërë miq të mirë së fundi, dhe Combs madje është parë duke u argëtuar deri në orët e hershme me Beckhamin dhe gruan e tij, Victoria, kur kishte vizituar Londrën gjatë vitit të kaluar.
“Çfarë djaloshi me stil. Do të më pëlqente të bëja një linjë mode me David Beckham. Ai është një mik i mirë dhe është shumë i këndshëm. Të bëjmë biznes së bashku do të ishte mrekulli”, ka thënë Diddy.


