Please enter at least 3 characters.

Dibra në shënjestër të DAP-it dhe policisë

2016/01/dibra-n-euml-sh-euml-njest-euml-r-t-euml-dap-it-dhe-policis-euml_hd.jpg

 Alsat-Mmëson se forca të mëdha policore dhe inspektor të DAP-it ngjashëm si në Çair, Kondovë, Saraj, Tetovë dhe Gostivar, sonte në mbrëmje kanë ushtruar kontrolle në shumë lokale në Dibër.

Aksioni ka për qëllim penalizmin e pronarëve të lokaleve që nuk kanë kasa fiskale dhe ku nuk respektohet ndalesa e duhanit.

Aksionet e kontrolleve shoqëruar nga forcat speciale të policisë janë kundërshtuar nga ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, i cili ka paralajmëruar kërkimin e përgjegjësisë në seancën e qeverisë e cila pritet të mbahet ditën e martë më 11 nëntor. /Telegrafi/