Please enter at least 3 characters.

Diaspora maqedonase shprehet kundër ligjit të gjuhëve

2018/01/mkd-357573.jpg

Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM) reagon kundër 69 deputetëve të cilët kanë miratuar ligjin për gjuhët, që sipas tyre, gjuhën shqipe e bën zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

DBM-ja zotohet se bashkësia maqedonase jashtë Maqedonisë nuk do ta tolerojë ridefinimin e identitetit kombëtar maqedonas.

Njiherit, DBM-ja kërkon nga kryetari Gjorge Ivanov që të mos e nënshkruaj ligjin, kurse BE-së dhe SHBAve u bëjnë thirrje që ta dënojnë këtë akt në Kuvend./Telegrafi/