Diant Ramaj pranë largimit nga Dortmundi, nuk udhëton me ekipin për fazën përgatitore
Portieri me prejardhje nga Kosova, Diant Ramaj nuk ka udhëtuar me Borussia Dortmundin për në Japoni, aty ku skuadra do ta kryejë fazën përgatitore para se të nisë sezoni 2026/27.
Ramaj, që vazhdon ta presë thirrjen e Gjermanisë në nivelin ndërkombëtar, nuk është i kënaqur me pozitën e dytë te Dortmundi, kësisoj dëshirën një sfidë të re.
Gazetari Florian Plettenberg raporton se portieri do të diskutojë me klubet, ndërsa ende është e paqartë a do të jetë vetëm huazim, apo ndonjë shitje.
“Diant Ramaj pritet të largohet nga Borussia Dortmund para se të mbyllet afati kalimtar. 24-vjeçari nuk ka udhëtuar me skuadrën për në Japoni në mënyrë që të mbajë bisedime me klubet e interesuara”.
“Nëse do të jetë huazim apo transferim direkt, do të jetë plotësisht e hapur. Diskutimet po vazhdojnë dhe ka disa kërkesa”, shkroi ai.
🚨🆕 Diant Ramaj is set to leave Borussia Dortmund before Deadline Day.
The 24 y/o goalkeeper has not travelled with the squad for the Japan tour in order to hold talks with interested clubs. #BVB
Whether it will be a loan or a permanent transfer is still completely open.… pic.twitter.com/DW6zSbrcoh
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) July 28, 2026
Ndërkohë, Ramaj pritet që të vendosë edhe për të ardhmen në muajt e ardhshëm ngase duket që Gjermania nuk e ka fare në plane./Telegrafi/


