Di Stefano në gjendje serioze, por stabile
06/07/2014
Mjekët nga spitali Gregorio Maranon në Madrid kanë lajmëruar se 88 vjeçari është në kujdes intensiv, por se gjendje e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Di Stefano ka një histori me telashe në zemër, teksa është operuar në vitin 2006, teksa arresti i fundit kardiak i tij zgjati 18 minuta.
Në spital Di Stefano është vizituar nga presidenti i Real Madridit, Florentino perez.
Alfredo Di Sfefano është legjendë e Real Madridit, një prej lojtarëve më të mirë në histori të klubit që ka arritur të shënojë 308 gola në 386 paraqitje dhe fitoi tetë La Liga, pesë Liga të Kampionëve dhe u shpall lojtari më i mirë në botë në vitin 1957 dhe 1959. /Telegrafi/


