Please enter at least 3 characters.

Di Caprio nuk ndalet së flirtuari, ja me cilën modele kësaj radhe (Foto)

2016/05/d391ea06ce22164ab3c49dbdbff445db_L.jpg

Kur flasim për party edhe të martën, sigurisht që na vjen në mendje vetëm një personazh, Leonardo DiCaprio.

Aktori është fotografuar teksa festonte në një nga clubet e Kanës, ku ndodhet aktualisht për të ndjekur festivalin e famshëm të filmit. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, 42 vjeçari është parë krah shumë vajzave të bukura, ku në sy binte një brune simpatike.

Dimë që aktori fitues i Oscar, ka dobësi për modelet bionde, megjithatë mesa duket shijet e tij kanë ndryshuar.

DiCaprio është fotografuar krah ish të dashurës së Harry Styles, modeles Georgia Fowler. Të jetë ky flirti i radhës për Leon?